Meta: Në 25 qershor do shkarkojmë Bashën dhe Ramën

‘Në 25 qershor do shkarkojmë Bashën dhe Ramën’. Kështu është shprehur Ilir Meta, ish kryetari i LSI-së dhe presidenti i zgjedhur, duke shprehur bindjen se LSI do dalë forcë e parë në zgjedhje.

Meta tha se dy kryetarët e PS dhe PD, “kanë ardhur në pushtet me lugë në brez”.

"Njëri erdhi ministër nga emigracioni dhe tjetrin e mori doktori një muaj zëdhënës dhe e bëri ministër, i dha dhe partinë", tha Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Në 25 qershor do shkaktojnë këta të dy”, u shpreh Meta, i cili shtoi: M'i sill të sqarojmë klientelizmin... Si mund të votojë populli njerëz që s’dalin në debat.

/SYRI.net/