50-vjeçari mbyllet në shtëpi dhe qëllon me breshëri plumbash kalimtarët

Një sulmues besohet të ketë mbyllur veten në një shtëpi në një fshat pranë Moskës para se të hapte zjarr ndaj kalimtarëve , duke vrarë pesë persona dhe plasosur disa të tjerë.

Babai i të dyshuarit ishte kthyer në vendin e ngjarjes dhe u përpoq ta ndalonte, por nuk mundi.

Autoritetet rrethuan shtëpinë, dhe pas breshërive të të shtënave dhe i dyshuari u qëllua për vdekje nga Rojet Kombëtare të Rusisë.

Komiteti Hetimor se një person vdiq në spital dhe tre trupa u gjetën në vendngjarje, duke shtuar se një anëtar i Gardës Kombëtare ishte plagosur.

Policia ruse ka nisur një hetim për të përcaktuar motivet e 50-vjeçarit, i cili thuhet se është nga fshati Kratovë./SYRI.net/