FOTO/ Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, identifikohet viktima. Ja emri
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku ka humbur jetën një person.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, ku mjeti me targë AA 645 NV, me drejtues Eldis Molla, teksa udhëtonte në drejtimin TiranëDurrës, ka aksidentuar një këmbësor.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në vend. Ai është identifikuar si Selman Ndreca, banues në Laknas rreth 50 vjeç.