Autobusi bie në greminë, 40 të plagosur dhe 10 të vdekur në Rusi

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Rusi pasi një autobus që po transportonte adhurues të Kishës Ortodokse, ra në një greminë.  

Ministria e Shëndetësisë tha se të paktën 41 pasagjerë janë plagosur dhe po marrin mjekim.

Tridhjetë e katër persona janë në gjendje kritike pasi autobusi u ra nga një lartësi prej 30 metrash.

 Ngjarja ka ndodhur në rajonin rus të Transbaik, dhe u konfirmua fillimisht nga “RIA Novosti”./SYRI..net/