Kalendari/ Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në eliminatoret ‘Rusi 2018’

Pas fitores historike ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare ka mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivit, pra vendin e tretë në grupet eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Pa dyshim ky është edhe objektivi i vendosur nga FSHF-ja për De Biasin i cili ishte i pafat pasi në këtë grup vendin e parë dhe të dytë e ka “blinduar” Spanja dhe Italia, shkruan SYRI.net.

Nëse kuqezinjtë në fund të eliminatoreve pozicionohen në vendin e tretë atëherë tekniku italian do të ketë një shpresë për një rinovim të kontratës, në të kundërt De Biasi do të detyrohet të largohet.

Por për të ardhur deri në fund, Kombëtarja shqiptare ka edhe 4 ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Kalendari i Kombëtares shqiptare për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”:

>2 Shtator 2017 ora 18:00

Shqipëri - Lichtenstein

 

>5 Shtator 2017 ora 20:45

Maqedoni - Shqipëri

 

>6 Tetor 2017 ora 20:45

Spanje - Shqipëri

 

>9 Tetor 2017 ora 20:45

Shqipëri - Itali

 

/ SYRI.net /