Koalicioni PDK-AAK-Nisma gati për festë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka paraparë të ketë një festë në sheshin e Prishtinës nga ora 24:00. Festa tashmë ka nisur.

Thirrjes së Kadri Veselit, për te festuar në sheshin e Prishtinës i janë përgjigjur shumë qytetarë

Veseli kohë me parë në një status në Facebook  ka thënë se sonte në mesnatë do të ketë festë në Prishtinë.

“Fillimi i Ri erdhi. Bashkohuni me mua dhe ekipin fitues të Koalicionit PDK-AAK-NISMA nga i gjithë vendi.

Sonte, në mesnatë, sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në Facebook.