E drejta për 'ta harruar' punën

Pritet të ndodhë së shpejti në Francë, ku punonjësit nuk mund të shqetësohen më për punën jashtë orarit zyrtar. Nëse në fundjavë mund të jesh me miqtë e familjen dhe të mbërrin një email urgjent nga puna, sigurisht që do të shqetësohesh dhe do të duhet të kthesh përgjigje.

Por në Francë kjo gjë pritet të jetë e paligjshme. Projektligji quhet “e drejta për t'u shkëputur”, duke i dhënë mundësi punonjësve të shijojnë orët e lira.

Aktualisht, vendi i jep punonjësve 30 ditë pushime në vit dhe 16 javë të paguara, dhe kjo iniciativë e fundit thjesht e bën Francën më popullore.

"BBC" thotë se projektligji “e drejta për tu shkëputur” i ndalon një kompanie me 50 punonjës që t'i nisë email vartësve pas orës zyrtare të punës. Kjo vjen si rezultat i një studimi që tregon se njerëzit e kanë të vështirë të qëndrojnë të distancuar nga vendi i punës.

Përcaktimet që jepen në ligjin e ri thonë se kompanitë duhet të negociojnë disa rregulla që limitojnë ndërhyrjen e punës në jetën private të njerëzve të tyre.

Sigurisht që nuk parashikohen dënime apo gjoba në ligj, por bizneseve u kërkohet të ndërtojnë “dokumentin e sjelljes së mirë” që specifikon kohën se kur punonjësi është i lirë dhe nuk ka arsye të mbajë mendjen tek puna./t.ch