VIDEO / Izrael – Shqipëri, dopjetë e Sadikut, shihni perlën e sulmuesit

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në Haifa ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në minutën e 22-të vjen goli i parë. Kuqezinjtë përfitojnë nga gabimi i vendësve, Sadiku merr topin dhe nga jashtë zone godet saktë me të djathtën, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Sërish Sadiku bëhet protagonist. Nga distanca shkarkon të djathtën dhe i jep avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.