ZYRTARE/ Zanetti zbulon të ardhmen e De Boer

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka konfirmuar se trajneri holandez Frank de Boer do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Interit.

Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti ka zbuluar se klubi zikaltër nuk do të bëjë ndryshime, shkruan “Calciomercato”, raporton Syri.net.

“E ardhmja e De Boer në dyshim? Ne analizojmë atë që thuhet, por kjo nuk mund të ndikojë tek planet dhe vendimet tona. Duhet ta kthejmë Interin atje ku e meriton të jetë”, u shpreh Zanetti.