VIDEOLAJM/ Militanti Bashës: Unë njoh Berishën. Basha: Berisha një deputet, unë jam kryetari i PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe këtë herë është ndalur në Dibër.

Në takim me një nga banorët e zonës, ai është vënë në siklet nga një simpatizant i PD-së i cili është shprehur se “Për mua Sali Berisha është i madhi, ndërsa Basha ishte i thjeshtë”.

Takimi mes Bashës dhe militantit ëhstë bërë në Fshatin Vojnike, Maqellarë.

E Basha i është përgjigjur militantit duke thënë se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar i PD-së është ai tani.