FOTO/ Rrëfimi i Gjyste Vulaj për jetën private

Gjyste Vulaj pas një pauze 16 vjeçare, ka lindur sërish, duke u bërë kështu nënë e një vogëlushi simpatik, të cilin e kanë quajtur Besart.

Besarti ende është shumë i vogël, por përkundër kësaj ai është bërë figurë e njohur, sidomos për ata që e “ndjekin” këngëtaren në hapësirën e saj zyrtare në “Facebook”.

Gjystja, përditë poston foto të reja të vogëlushit të saj dhe poshtë tyre tregon ndonjë gjë për të. Gjystja, aq shumë e ekspozon Besartin saqë shumë njerëz tashmë e dinë se kur qesh, kur qan, çka hanë, etj..., shkruan "Kosovarja".

Këngëtarja është ndër ato femra pa komplekse që flet hapur për jetën e saj private, e madje edhe intime.