Arrihet marrëveshja, Ibrahimovic i befason të gjithë me skuadrën e re

Zlatan Ibrahimovic raportohet se ka arritur një marrëveshje me Los Angeles Galaxy për të provuar një eksperiencë në Amerikë

Premierliga dje bëri publike listën e futbollistëve pa kontratë për sezonin e ardhshëm dhe në mesin e shumë emrave, ishte edhe ai i bomberit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

“Marca” shkruan se suedezi tashmë ka gjetur klubin e ri ku do të vazhdojë karrierën, ai është Los Angeles Galaxy, aty ku për disa vite ka luajtur David Beckham.