Arrihet marrëveshja, befasohuni me pasardhësin e Buffonit

Szczensy  do të jetë pasardhësi i Buffon. Drejtuesit e Juventusit janë vënë në ndjekje të portierit cek, por ajo cka në fillim u përfol se transferimi i tij do të bëhej për të qënë zëvendësuesi i kapitenit të bardhezinjve, tashmë ka marrë një tjetër drejtim. Trativat me Arsenalin, skuadër e cila ka dhe kartonin e gardinit 27-vjecarë kanë avancuar, akordi mes “Topcinjve të Londrës” Szczensy është gjetur dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar. Ideja për transferimin e polakut  kishte lindur prej kohësh nga dyshja e “Zonjës së Vjetër” Marotta-Paratici, të cilët janë optimistë se bisedimet do të përfundojmë shumë shpejt.

Gardiani  në fillim ishte spektik për një transferimin të tijin tek kampionët e italisë, por ajo cka e ka bërë të ndërrojë mëndje, është  se Szczesny shumë shpejt mund të bëhet trashëgimtari i portës së bardhezinjve dhe se roli i tij si zëvendësues nuk do ta zgjasë shumë duke patur parasysh dhe moshën e legjendës së Juventusit Gianluiggi Buffon, i cili nuk e ka të largët ditën që do të varë dorezat në gozhdë. Në kontratë polakut i është shkruar se do të luaj disa ndeshje si titullarë. Në pritje të “Ok” nga ana e drejtuesve të Arsenalit, 27-vjecarit i është ofruar një kontratë 4-vjecare nga ku do të përfitjë 4.5 milionë Euro. Me shumë gjasa do të jetë  Ëojciech Szczesny pasardhësi i Gianluiggi Buffon në portën e Juventusit.