Izrael-Shqipëri, De Biasi ndryshim të madh në formacion

Të dielën Kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ku do të varet edhe e ardhmja e De Biasit, i cili në rast humbje pritet të largohet nga drejtimi i kuqezinjve.

Në këtë përballje De Biasi do të duhet të bëjë llogaritë pa tre nga titullarët e tij. Etrit Berisha (i pezulluar), mbrojtësi dhe kapiteni Ansi Agolli për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë si dhe Bekim Balaj (i dëmtuar).

Por tekniku italian në përballjen kundër Izraelit do të ndryshojë skemën taktike nga 3-5-2 në 4-1-4-1 ku dilema më e madhe do të jetë reparti i sulmit nëse do të aktivizohet Sadiku apo Cikalleshi.

Është e përditshmja “panorama sport” e cila ka publikuar formacionin e mundshëm të kuqezinjve.