Boçi: Përfundoi afati i regjistrimeve, Rama e shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve
"Me 20 tetor me arrogancën e tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet. Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës. Sot është data 28. Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit," deklaroi sot kreut i Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, për mediat.
Boçi kujtoi se "sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë e tij dhe të Linditës së tij."
Sipas tij, "mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund. Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre. Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale.
Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga. Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët. Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre. Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën,"përfundoi deputeti demokrat. ?