FOTO/ Heynckes i vë ‘vulën’: Ky futbollist i Realit duhet të largohet nga Futbolli

Juup Heynckes ka bërë shaka me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos. Ish trajneri i Bayern Munichut, Juup Heynckes ka bërë shaka duke thënë se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos duhet të largohet nga futbolli.

Pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, Heynckes ka thënë se Kroos i ka fituar të gjitha dhe mund të tërhiqet nga futbolli.

‘Toni është 27-vjeç dhe ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, tre tituj në një sezon në Bayern dhe Kampionatin botëror me Gjermaninë”, deklaroi Heynckes për “Sport Bild”.

“Ai tani mund t’i varë këpucët në gozhdë”, theksoi ai.