Identifikohet personi që mbeti i plagosur tek ish-ekspozita. Ja emri

Është identifikuar personi i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat tek zona e ish-ekspozitës në Tiranë.

Burime nga policia thanë se personi i plagosur është një 30-vjeçar me inicialet Andi Mustafaraj, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve ka pasur 3 krisma armësh që janë dëgjuar, ndërsa personi ka pasur plagë në shpatull dhe këmbë.

Ai është dërguar në spital me një makinë të rastit, ndërsa policia thotë se ka ngritur postblloqe për të kapur autorët.