ZYRTARE/ Montella fton talentin shqiptar te skuadra e Milanit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka ftuar në ekipin e parë talentin shqiptar, Ismet Sinani i cili ka zhvilluar stërvitje së bashku me lojtarët e tjerë.

Sinani është pjesë e skuadrës U-19 të Milanit, por kohët e fundit shqiptari është pëlqyer nga Montella dhe në këtë mënyrë i është bashkuar stërvitjes me ekipin e parë.

Megjithse është vetëm 17-vjeç, Ismet Sinani këtë sezon mund të bëjë debutimin e tij në Serie A.