FOTO/ Noizy ‘kapet mat’ me ish-banoren e Big Brother, që shoqërohej edhe nga ‘i dashuri’

Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, është shquar gjithnjë për qëndrimin e tij me vajza mjaft të bukura të showbizit shqiptar.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ai është fotografuar me ish-banoren e Big Brother, Xhensila Pere. Ata kanë shkëmbyer mjaft të qeshura me njëri-tjetrin në lokalin që ka hapur reperi i njohur në kryeqytetin shqiptar, shkruan Syri.

Duhet theksuar se Xhenisla nuk ishte e vetme në këtë lokal, pasi tashmë është bërë e zakonshme që në krah të saj të shikojmë një tjetër ish-banorin e Big Brother, Erion Zeqiraj.

Madje mes Xhensilës dhe Erionin prej kohësh është folur për një lidhje të mundshme, por që kanë munguar konfirmimet nga palët, edhe pse prej kohësh duken thuajse të pandashëm nga njëri-tjetrit. /SYRI.net/