Gjermania financon linjën 400 kV, Rama: Shkodran Mustafi kushton ca më shumë

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Gjermaninë që ka financuar linjën e interkonjeksit 400 kV Shqipëri – Maqedoni.

Pasi ka vlerësuar kontributin e saj, Rama vuri në dukje se Shqipëria mund ta mundë Shqipërinë vetëm në futboll, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër të arrijë zhvillimin e saj,.

“Faleminderit për komplimentat për Tiranën e pastër, - tha Rama, - por besoj se më falni që duhet t’ju korrigjoj, po ne nuk kemi arritur akoma në fazën që të merrni shembull nga ne, por që sa më shumë të përfitojmë nga ju.

Kur vjen puna tek konkurrenca, e vetmja që mund të ndodhë, është t’ju mundim në futboll. Më shumë se kaq nuk besoj se do të arrijmë dot gjë tjetër. Edhe nëse nuk do t’ju mundim, në skuadrën tuaj ka kontribut shqiptar. Shkodran Mustafi nuk është juaji, është joni, por fanella juaj ka peshë më të rëndë. Ai ka peshë në marrëveshjen që ne po firmosim, për të mos thënë që kushton ca më shumë.”