Emiljano Shullazi: Jam paragjykuar politikisht

Emiljano Shullazi ka deklaruar para Gjykatës së Krimeve të Rënda se procesi gjyqësor ndaj tij është paragjykuar politikisht, prandaj dhe emri i është përmendur nga zyrtarë të huaj.

Prokuroria dhe avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që akademikut Mynyr Koni dhe Dhori Kule të thirren si dëshmitarë, pasi akuza thotë se ata janë kërcënuar nga Shullazi për t’u larguar nga gara për Rektoratin, raporton Top-Channel.

Avokatët i kërkuan gjykatës të sekuestrojë letrën që dëshmitari i drejtësisë i dërgoi prokurorit të Përgjithshëm Llalla, përmes të cilës kërkohej hetimi i disa gjyqtarëve që kishin shqyrtuar çështjen e ish-Vollgës.
Gjithashtu, Gjykata pranoi kërkesën që si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor të thirren edhe ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Lindita Nikolla, dhe zyrtarët e policisë Ardian Çipa dhe Ervin Hodaj.