Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, Ismail Kadare mbylli sytë në QSUT

Letërsia në zi.

Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i madh Ismail Kadare.

SYRI TV mëson se shkrimtari i njohur ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ai ka mbyllur sytë në orën 9 pa 10 në QSUT.

Lajmin për SYRI TV e konfirmon një nga njerëzit më të afërt me Kadarenë, redaktori i gazetës Exlibris Andreas Dushi.

Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.