Shëndetësia e Edi Ramës si kasaphanë/ Hoxha: Çështja duhet t’i kalojë me patjetër SPAK, për të hetuar zyrtarët e nivelit të lartë
Gazetari Julian Hoxha, i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon, në Syri Tv, komentoi skandalin e fundit në spitalin Onkologjik Tiranë.
Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se çështja po shikohet shumë përciptas për aq kohë sa në fokus janë vënë vetëm mjekët dhe jo i gjithë sistemi.
Ministri në një rast të tillë , në këndvështrimin tim, minimumi duhet të kërkonte ndjesë publike, dhe ky hetimi adminsitrativ që thotë zonja ministre sigurisht që duhet , por unë përsëri i qëndroj asaj qe thashë që nuk mund të vendosim në gijotinë vetëm mjekët.
Duhet të hetohet amdinstrativisht.
Ne kemi dy pamje sot , e para kemi kryeminsitrin që na ka prezantuar një aparaturë si një rast suksesi, si një rast që ka zgjidhur problemin e të sëmurëve me tumor, dhe nga ana tjetër kemi mjekët që e kanë denoncuar dhe të gjitha raportet shekncore/ mjekësorë që thonë se kjo aparaturë nuk bën.
Dhe pasqyra e tretë është se kjo aparaturë prej 4 vjetësh ...sido të ishte... nuk ishte vëne farë në punë, dhe sot e morëm vesh që e zbuloi prokuroria, që e zbuloi KLSH në fakt??
Prandaj ne duhet t’i shkojmë më thellë kësaj çështjeje.
Mendoj se po shikohet shumë përcitas, sepse po merremi veç me mjekët , nuk po merremi me atë që po diskutojmë, sistemin.
Duhet t’i kalojë me patjetër SPAK për të hetuar zyrtarët e nivelit të lartë.