FOTO/ Ja kush është edukatorja që dhunoi fëmijët, u denoncua nga prindërit

Denida Rexhepi është edukatorja 30-vjeçare që u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës pasi kishte dhunuar dy fëmijë në një kopsht privat në rrugën “Nikolla Lena” në kryeqytet.

Ajo u denoncua nga prindërit e fëmijëve, të cilët kishin parë se si edukatorja kishte dhunuar të miturit.

Veprimet e dhunshme të saj janë filmuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, pamje të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.