Çfarë pres nga kryeministri i ardhshëm

Unë dua për kryeministër atë që në program do të më paraqesë punime të mëdha publike!

Ato që punësojnë shqiptarë, që bëjnë vepra afatgjata e shekullore mbase, ato që kanë rendiment financiar nga outputet, ato që gjenerojnë krijimtari, sjellin investime të huaja dhe hapin rrugë për biznese private.

Po qe se Mali i Dajtit, psh, nuk planëzohet për pista gjigante skish, për infrastruktura ku shqiptarët të dimërojnë me sportivitet dhe të verojnë në mijëra kabina druri,

Po qe se Lana nuk menaxhohet dhe kthehet në një rrjedhje me shtrat të gjerë dhe e lundrueshme madje,

Po qe se kodrat e Tiranës nuk mbulohen me pyllëzime gjigante,

Po qe se treni elektrik dhe tramvajet nuk mbulojnë gjithë zonën Kavajë - Tiranë - Durrës - Fushë Krujë,

etj.

etj.

etj.

Lërini strategjitë impotente me taksa me më pak e më shumë për qind. Ato janë çështje konjukturale!

Çdo strategji tjetër është t'ua hedhësh lekët e shqiptarëve qenve!

Bëni atëherë në vend të tyre ca teshtima të vogla, ose çfarë të doni,

mbillni palma disa miliardashme që thahen vitin tjetër,

rregulloni gjoja ca sheshe qytetesh mbi baza vlerash estetike depresive dhe pa funksione ekonomike dhe sociale, ngrini kulla pa funksion si ajo e Korçës, ose vendosni helmeta ushtarësh nazistë anash rruge gjoja si urbanizim!

Hidhuani pra lekët e shqiptarëve qenve!