Basha: Në 4 vjet Edi Rama kanabizoi vendin

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka sulmuar nga Elbasani kryeministrin Edi Rama, për mos mbajtjen e premtime gjatë 4 viteve. Basha theksoi se e vetmja gjë që bëri Rama në 4 vjet ishte kanabizimi i vendit.

“Kolltuku, timoni, kolltuku-timoni, ky është halli i tij i vetëm, për qytetarët nuk do t’ia dijë. Ku i ka 300 mijë vendet e punës, në debat nuk vjen. Edi ku i ke 300 mijë vendet e punës, ku e ke shëndetësi falas, ku e faturën e energjisë të ulur, ku i ke premtimet e të cilat more votat, çfarë i bërë lekët e shqiptarëve.  Me hashash e mbushi Shqipërinë, por premtime nuk mbajti asgjë’, u shpreh Basha.

Ndër të tjera Basha deklaroi se në 26 qershor shqiptarë do të kenë qeverinë e tyre, atë që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në interes të karriges personale.