VIDEO/ Rudina fëlliq veten sërish, ja gafa më e madhe që ka thënë ndonjëherë

Moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistar, e cila prezanton edhe një emision të sajin me emrin “Rudina”, mesa duket nuk ka ndërmend t’i ndalë gafat, që bën ndërkohë që flet në transmetim “live”.

Madje ajo tashmë është kthyer në një objekt talljeje. Por ajo që bën xhiron e rrjeteve sociale është pikërisht gafa e saj më e fundit.

Ishte momenti kur Rudina sapo provoi një koktej të përgatitur drejtpërsëdrejti në studioja nga një barist i njohur dhe reagimi i saj ishte epik: “Hmmmm! Është fantastike, çfarë arome..., fantastike! Nuk e di nëse e ndjeni ju nga ekrani....!”, - është shprehur ajo.

Mesa duket bukuroshja e ëmbël e ekraneve shqiptare harroi se është e pamundur që teleshikuesit e saj të shijojnë nëpërmjet televizorit aromën e mrekullueshme të koktejit, që po e pi vetëm ajo./SYRI.net/