LSI nis sulmin, kallëzon penalisht zv/Kryeministren dhe 3 ministra për shkarkimet nga puna

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim penal ndaj zv/Kryeministres teknike Ledina Mandija dhe tre ministrave të Qeverisë, në lidhje me shkarkimet nga puna të zyrtarëve të LSI të angazhuar në fushatë elektorale.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, e cila në një konferencë shtypi deklaroi se Task Forca nën drejtimin e zv.Kryeministres po përdoret për hakmarrje politike.

Ministrat që janë kallëzuar nga LSI janë ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi dhe ministrja teknike e mirëqenies sociale dhe Rinisë Xhuljeta Kërtusha.