Iu shmang debatit televiziv, Basha – Ramës: Po thua lloj-lloj mufkash

Pasi Edi Rama refuzoi publikisht debatin televiziv, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Kryeministri i frikësohet argumenteve dhe fakteve, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Justifikimet e Ramës për të mos dalë në debat, Basha i quajti mufka.

“Ka në javë që refuzon debatin, ka frikë nga ju, sigurisht ka frikë edhe nga unë, nga argumenti nga ekipi im. Për t’i ikur debatit këput lloj-lloj mufkash nga mëngjesi deri në darkë. I kam thënë këto ditë ku i ke vendet e punës dhe nuk përgjigjet”, tha Basha.

Dy ditë më parë, Rama refuzoi ftesën në emisionin Opinion duke thënë: “Një shfaqe ku shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe i kam stërlodhur nuk kam ndërmend ti bëj. Nuk jam në këtë fushatë që të ndihmoj Lulin. Debati është një kërkesë e një politikani që s’ka gjë për të humbur, nuk kam ndërmend ta ndihmoj”.