'Qeveria me 2 timonë', Rama sulmon LSI: Na ka penguar në qeverisje

“Qeveria me dy timonë” ka qenë kryefjala e luftës elektorale mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fushatës.

Kryeministri Rama ka përdorur shpesh në ligjërimet e tij në takimet elektorale fjalën "timon", duke iu drejtuar qytetarëve: Na jepni votat që timonin te qeverisjes ta mbajmë të vetëm pas 25 qershorit.

Paraditen e sotme, ai shpjegoi edhe domethënien e kësaj simbolike, duke sulmuar aleatin e tij në 4 vite qeverisje, LSI-në.

Duhet të kemi timonin pa mbajtur të tjerët në prehër për të bërë 10 herë më shumë qe sa është bërë, tha Rama nga Gjirokastra. Sipas tij, kur qeveris me aleatë, ata janë pengesë.

“Kam dëgjuar lloj-lloj batutash. Është e thjeshte simbolika, nëse je në timon ke përgjegjësinë, nëse je i detyruar të mbash të tjerët në prehër që të mbajnë dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet, por vështirësia për të ecur drejt pa kthesa, ndalesa, pengesa, është shume e kufizuar, tha ai.

Rama sulmoi edhe PD-në.

/SYRI.net/