Basha falenderon publikisht deputetët që përfaqësuan Shkodrën në Parlament

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar publikisht deputetët e PD që kanë përfaqësuar Shkodrën në Parlament.

Gjatë hapjes së fushatës në Shkodër, kreu i demokratëve theksoi se mospërfshirja në listë e emrave të tillë si Jozefina Topalli, është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re.

“E nisa me vendimet e duhura për ekipin fitues të Republikës së Re. Më lejoni të falenderoj përfaqësuesit e Shkodrës në parlamentin që shkoi, duke nisur me znj.Jozefina Topalli, Irma Koplikun, Gjovalin Bzhetën dhe veçanërisht Helidon Bushatin”, tha Lulzim Basha ndër të tjera. /SYRI.net/