Pse e djathta nuk duhet të kërkojë falje për kapitalizmin?
Nga Ruel Domi
Prej 32 vitesh, Shqipëria dhe shqiptarët enden nëpër një tranzicion të mundimshëm më sfida dhe arritje. Regjimi gjakatar komunist, i bazuar në idetë e dështuara socio-ekonomike të marksizëm-leninizmit, e ktheu Shqipërinë̈ në një republikë skamjeje, mjerimi dhe krimi në mes të Europës. Kolektivizimi masiv, në emër të diktaturës së proletariatit, kulmoi me sistemin e tollonave dhe mungesën e artikujve bazë ushqimore në dyqane. Në të njëjtën kohë, klasa politike ‘bllokmene’, e drejtuar nga Enver Hoxha dhe ata që nuk mund të ishin veçse parazitë, përpos se kriminelë, jetonin në luks dhe rehati. Ndaj duhet thënë me forcë dhe vazhdimisht se socializmi dhe komunizmi prodhojnë mjerim, dhe dhunë të nevojshme për të mbajtur njerëzit në mjerim. Nëse njerëzit lihen të lirë të zgjedhin, ata zgjedhin lirinë dhe kapitalizmin.
Reformat liberalizuese të tregut pas viteve 90 nuk ishin perfekte, por e nxorën disi Shqipërinë nga bataku marksist. Nga një vend më të ardhura për frymë nën $300, Shqipëria shkoi në një vend më të ardhura për frymë mbi $6000. Nga një̈ vend i izoluar dhe më injorance masive, në një vend të hapur dhe të integruar në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Pyetja që lind është̈: Pse e djathta duhet që edhe në vitin 2024 t’i përmendë këto të vërteta? A nuk dihen këto fakte jashtë dhe brenda vendit? A nuk dihet botërisht që marksizmi në çdo version të tijin ka dështuar? A nuk është e qartë që shoqëritë që ofrojnë mundësikanë dhë pabarazi, dhe se pabarazia nuk është̈ argument kundër tregut të lire? A nuk dihet gjithashtu dhe së në një̈ shoqëri të lire, sipërmarrësi i lirë nuk është kulak e armik, por individ i rëndësishëm i shoqërisë që nëpërmjet krijimit, prodhimit, inovacionit, punësimit dhe pagesës së taksave zhvillon shoqërinë?
Të gjithë këto pyetje kanë përgjigje shumë të thjeshta. Mjafton të shohim historinë e lëvizjeve të njerëzve pas luftës së ftohtë dhe kuptohet fare lehtë: kubanet lënë̈ Kubën komuniste për Floridën kapitaliste; Gjermano-lindorët lanë Gjermaninë Lindore komuniste për të vajtur në Gjermaninë Perëndimore të lire dhe kapitaliste; Shqiptarët lanë Shqipërinë e shkretuar ekonomikisht nga komunizmi dhe vajtën në Greqinë dhe Italinë kapitaliste, me gjithë problemet që ato kishin. Pra është mesë e qartë, se njerëzit ja mbathin dogmave të marksizmit, dhe përqafojnë̈ prosperitetin e krijuar nga kapitalizmi. Nuk ka asnjë rast kur njerëzit të lënë kapitalizmin, për të shkuar drejt vendeve komuniste. Po ne në Shqipëri, çfarë sistemi duam? Atë të taksave të ulëta, që na mundësojnë më shumë para në xhepa, të uljes së borxhit publik, dhe të rritjes së konkurrencës në treg? Apo duam një sistem ku vendosin pak individë, taksat janë të larta, dhe individit i mbeten më pak lekë në xhep për të kursyer, apo investuar? Historia ka treguar se sa më të ulëta taksat, sa më i lirë tregu, dhe sa më i vogël ndikimi i qeverisë, aq më demokratik është vendi.
Pavarësisht kësaj, marksizmi ekonomik dhe ai kulturor po bëhen gjithnjë e më ‘mainstream’ në rrethet revolucionare të Tiranës. Ka parti në Shqipëri, ku sipërmarrësi konsiderohet ‘kulak’, ku intelektuali dhe i shkolluari jashtë̈ konsiderohen tradhtare, dhe ku të rinj e të reja i thërrasin njëri-tjetrit më shokë dhe shoqe. Tezat e partive të ngjashme se në Shqipëri e kanë fajin politikat e djathta nuk qëndrojnë, madje janë gati të pabesueshme. A mund të thotë njeri që ne kemi pasur një treg të lirë të vërtetë? Apo kemi pasur një treg ku ka ndërhyrë qeveria për të favorizuar aktorë të ndryshëm tregu? Nëse është kjo e dyta, atëherë ne kemi një sistem ekonomik gjysmë të centralizuar, shumë larg kapitalizmit të tregut të lirë që e djathta promovon.
Idetë marksiste, që shpeshherë̈ fshihen neñ petkun e ‘shtetit social’ apo ‘demokracive sociale’ kanë shkaktuar mjerim të jashtëzakonshëm në vende si Venezuela, të cilat janë dhe të pasura nga ana e burimeve natyrore. Nga një̈ lider i prodhimit të naftës, Venezuela u katandis në një̈ vend ku mungojnë̈ prodhimet bazë ushqimore, kjo për shkak të ‘reformave’ që socialisti Nicolas Maduro ndërmori. Edhe Venezuelianet dikur mendonin: ‘të votojmë këtë partinë që flet kundër të pasurve në emër të ‘pareve të popullit’, që kërkon të risjellë̈ në jetë idetë revolucionare të Marksit dhe Engelsit’. Rezultoi që këto ide, edhe njëherë shkatërruan vende dhe jetë njerëzish.
Prandaj është e domosdoshme që e djathta ideologjike shqiptare ta ketë̈ gati alternativen e saj: dhe alternativa e saj ekonomike duhet të jetë një dhe një e vetme: tregu i lirë, i bazuar në ligjet e kërkesë-ofertës, më taksa të ulëta dhe më ndërhyrje minimale nga shteti administrativ që kontrollon jetën e çdo qytetari.
Ka një problem thelbësor që është mungesa e traditës së sipërmarrjes. Ndaj një̈ pjesë e madhe e qytetarëve tanë, ua vë fajin për çdo problem sipërmarrësve dhe jo shtetit. Ndërkohë, ky boshllëk mbushet nga e majta radikale, e cila gjen menjëherë̈ fajtoret për ‘vuajtjet e klasës punëtore’, dhe propozon politika që godasin sipërmarrjen. Por nuk thotë se në fund, këto politika godasin dhe qytetarin dhe punëtorin e thjeshtë. Qytetarët shqiptarë janë më të zgjuar se kaq. Janë më të aftë se një grup marksistësh i mendon se janë. Dinë të dallojnë politikat që sjellin shkatërrimin e ekonomisë së një̈ vendi.
Në Shqipëri, e djathta duhet të ngrejë̈ alarmin për rritjen në popullaritet të marksizmit mes të rinjve, të krijojë organizata që promovojnë̈ liritë̈ dhe tregjet (si vepron YAF apo Turning Point në SHBA), si dhe të jetë në kontakt të vazhdueshëm më të rinjtë̈ për të çrrënjosur virusin komunist nga mendjet e tyre; për të krijuar një̈ shoqëri prodhuesish, krijuesish, punëtoresh, investitorësh e jo një̈ shoqëri profesorësh marksiste, ithtarësh të një̈ sistemi që Shqipërisë̈ i mori shpirtin, dhe demagogësh që nuk kanë punësuar një̈ individ në jetën e tyre. Problemet e Shqipërisë janë një pasojë e komunizmit të vjetër dhe marksizmit aktual, atij ekonomik dhe kulturor, jo si pasoje e kapitalizmit. Zgjidhjet e këtyre problemeve gjenden tek tregu i lirë dhe kapitalizmi. Ky duhet të jetë mesazhi optimist dhe shpresëdhënës i të djathtës shqiptare – çlirimi i potencial të çdo shqiptari, dhe marrja e fateve në dorën e gjithsecilit, brenda kuadrit ligjor, të traditës dhe të tregut vërtetë të lirë.