Dhuratat e Trump për Merkel dhe Macron

Politika e jashtme mund të jetë edhe qesharake ndonjëherë dhe rezultatet shpesh janë e kundërta e asaj që presim. Është e qartë që Presidenti Trump shkoi në dy samitet evropiane (samiti i NATO-s në Bruksel dhe ai i G7-ës në Sicili) me synimin të jepte një mesazh të ashpër. Por rezultati  i ndërhyrjes së tij ka qenë zvogëlimi i ndikimit amerikan në Evropë dhe dhënia e disa dhuratave të bukura politike për Merkel dhe Macron.

Merkel ka marrë tashmë kontrollin ; Mesazhet negative të Trump dhe mbulimi intensiv i gjuhës së tij jo diplomatike në shtypin gjerman, i lejuan të marrë kontrollin në prag të zgjedhjeve, të dëmtojë sfiduesit e saj socialdemokratë dhe të përgatisë terrenin për disa ndryshime shumë të nevojshme politike, sapo të mbarojnë zgjedhjet gjermane.

“ SHBA-ja dhe Britania që po kthehen në partnerë jo të besueshëm- tha ajo - Evropa tani duhet të kujdeset më shumë për veten”.

Ky ishte një mesazh triumfues në Gjermani. Retorika anti-gjermane e Trump, skepticizmi i tij i hapur rreth ndryshimeve klimaterike ndryshoi të gjithë impaktin e gjermanëve për të. Nga e majta deri në të djathtën ekstreme, vështirë se ka një person në Gjermani, i cili nuk është fyer dhe  mërzitur nga Trump.

Presidenti u prezantua me një sjellje shumë më diplomatike Bruksel dhe Sicili, duke përshëndetur thellësinë e miqësisë amerikano-gjermane dhe duke lavdëruar Angela Merkel për udhëheqjen e saj, por kancelaria mesa duket po përpiqej të kuptonte se si të distancohet nga një udhëheq i “ padëshiruar”. 

Ajo mund të kritikojë Trump dhe të distancohet nga Presidenti amerikan duke deklaruar besnikërinë e pavdekshme ndaj vlerave më të larta të aleancës perëndimore.

Tradicionalisht në politikën gjermane, koalicioni i qendrës së djathtë ka qëndruar në bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1950 për shembull marrëdhëniet ishin në pikën kulmore pasi gjermanët ishin të shqetësuar nga kërcënimi sovjetik dhe preferuan një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-në.

Ndërkohë, ndjenja e shqetësimit mes shumë gjermanëve se ndryshimet e paparashikueshme shkatërrojnë peizazhin gjeopolitik, gjithashtu redukton përparësinë e Merkelit. Ajo është prania qetësuese tek e cila gjermanët kanë besim; Shumë votues do të mendojnë se kjo është një kohë e keqe për të rrezikuar me ndryshime shkatërruese në qeverinë gjermane.

Përfundimisht,  ‘fërkimi” me Trump ndihmon në varrosjen çdo hidhërimi të vazhdueshëm brenda të djathtës gjermane pas nismës së keqe të emigracionit dhe shënon gjurmë e parë madhore  të Merkelit që kur mori detyrën në vitin 2005. E djathta do të bashkohet,  majta ka humbur të gjithë “asat” dhe votuesit do të kërkojnë stabilitet dhe jo ndryshim.

Për gjithë këtë Angela Merkel i detyrohet Donald Trump një falënderim të përzemërt, edhe pse dyshojmë se ajo do t'i dërgojë atij një letër falënderimi.

Por vizita e Trump nuk ishte e dobishme vetëm  për konservatorët gjerman, ai mund t’i ketë bërë një favor më të madh Presidentit të ri francez.

Emmanuel Macron është forcuar dhe duket se është duke shkuar në atë që mund të jetë raundi më i rëndësishëm i bisedimeve mes Francës dhe Gjermanisë në gjysmë shekulli.

Arsyeja: Një Gjermani e pasigurt dhe e shqetësuar do të ketë nevojë më shumë se kurrë për një partneritet të fortë me Francën. Merkel nuk mund të lejojë të shohë shkatërrimin e BE-së për shkak të dallimeve franko-gjermane.

Gjermania tani ka marrëdhënie të këqija me Rusinë, probleme me Shtetet e Bashkuara, po humbet Britaninë si një partner në BE dhe thjesht nuk mund të lejojë që BE-ja të dobësohet. Ekziston vetëm një mënyrë për të mbrojtur BE-në dhe për të stabilizuar situatën, dhe kjo është të rifillimi i partneritetit franko-gjerman.

Macron dhe ekipi i tij tani kanë një mundësi unike për të hartuar një plan për reformën e eurozonës që gjermanë mund ta pranojnë. Kjo është diçka që asnjë President i Francës nuk e ka pasur për 20 vjet dhe përfaqëson një mundësi historike për ekipin e ri.

Ringjallja e ndikimit francez në BE nuk do të jetë një lajm i mirë për Britaninë; Për fat të keq ka gjasa që francezët të kenë një ton disi më proteksionist në negociatat e Brexit-it. Por në përgjithësi, ngadalësimi i zhdukjes së vitalitetit të eurozonës dhe qëndrimi imponues i BE-së në dhjetë vitet e fundit, kanë qenë një fatkeqësi për Perëndimin dhe për rendin botëror.

Një BE e ç’balancuar dhe më pak e hapur, mund të jetë ajo që shumica e ekspertëve të politikës së jashtme amerikane preferojnë, por zhvillimi i një Evrope të bashkuar ka qenë një interes thelbësor amerikan që nga vitet 1940 dhe mbetet si i tillë edhe sot.

Trump nuk shkoi në Evropë për të ndëshkuar Britaninë, për të promovuar Francën, dhe nuk ka ndërmend të rigjallërojë projektin evropian. Por kjo mund të jetë pikërisht ajo që ai përfundoi duke bërë. Kohë interesante na presin përpara. / The American Interest - Përshtati Syri.net/