LSI sfidon hapur Edi Ramën dhe shfaq ambicjet: Ja ku po luftojmë përballë PS për vendin e parë

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste në këto zgjedhje duke deklaruar se është përballë tyre për vendin e parë në qarqet kryesore të vendit me synimin për të dalë forcë e parë dhe marrë drejtimin e qeverisë, që nuk e ka pasur ndonjëherë.

Luan Rama shfaqi ambicjet e LSI-së në një konferencë për shtyp nga selia e kësaj partie: "LSI, sidomos në Tiranë, është e barabartë me Partinë Socialiste. Pra, ne luftojmë përballë PS-së për vendin e parë në Tiranë, përballë PS-së, për vendin e parë në durrës; për vendin e parë në Elbasan; për vendin e parë në Fier ndërkohë që jemi absolutisht të parët në qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Sfida jonë është angazhimi për drejtim të ri të qeverisë me LSI-në forcë e parë."

I pyetur nga mediat se LSI-ja ka qënë qeverisje dhe me PD-në, edhe me PS-në, Luan Rama e pohoi, por vuri në dukje se LSI-ia nuk kishte qënë në drejtim.

"...Ne kemi qenë në qeverisje edhe me PD, edhe me PS, si garanci e stabilitetit të qeverisjes, si garanci e funksionimit normal të institucioneve të vendit, si garanci e reformave në kuadrin e reformës së integrimit, por edhe si profilaksi ndaj arrogancës, mendjemadhësisë dhe abuzimit të qeverive. Ne s'e kemi pasur ansnjëherë drejtimin e qeverisë, ndaj oferta jonë është për një LSI, forcë e parë."