‘Bujtina e prostitucionit në Durrës’, ja kush janë tutorët e arrestuar. Emrat

Pren Bushaj 66 vjeç dhe Sanije Gaxhorri, 60 vjeçe, mësohet se janë dy tutorët e arrestuar mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë së Durrësit. Ata akuzohet për veprat penale:  “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dy pronarët e një lokali në zonën e Sukthit në Durrës, punësonin femra si kameriere e më pas i shfrytëzonin në biznesin që raportohet se rezultonte i paregjistruar e pa emër.

“Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj, rezulton se P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth të Durrësit, kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës  2.000- 3.000 lekë (të reja), me klientë të këtij lokali”, njoftoi policia.

Mësohet se rreth 10 vajza janë shfrytëzuar si prostituta. Sipas hetimeve, klientët ishin të rastësishëm. Pasi frekuentonin lokalin, ata njiheshin me ofertën e Bushajt për të shkuar me vajza kundrejt pagesës.

Në pranga janë vënë edhe vajza B.S. 34 vjeçe, e cila punonte si prostitutë, si dhe P.L. 43 vjeç, klient. Këta dy të fundit, “janë kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit” së bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Operacioni i koduar “Bujtina” u finalizua nga efektivët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2-mujor.

/SYRI.net/