FOTO/ Djali ‘alien’ ka një kërkesë të çuditshme, ja çfarë kërkon

Ka shpenzuar plot 60 mijë dollarë për ndërhyrje të kirurgjisë estetike, por për Vinny Ohh, një make up artist amerikan 23 vjeç nga California, nuk mjafton ende.

Për të kurorëzuar dëshirën e tij për ti ngjarë një alieni aseksual, kërkon që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e organit gjenital.

Kirurgët plastik i kanë shpjeguar se kjo do të ishte ndërhyrja e parë e këtij lloji në botë dhe paraqet një rrezik shumë të lartë, duke i bllokuar mundësinë për të urinuar.

Por pavarësisht kësaj i riu nuk tërhiqet, duke kërkuar me ngulm të bëhet “vetja e tij”.

“Dua të jem një alien pa gjini, dua që të duket çdo gjë dhe së jashtmi. Dua të jem hibrid, një qenie pa gjini”, thotë ai.

I riu e nisi rrugëtimin e tij në moshën 17- vjeçare, kur i’u drejtua mjekëve për operacionet e para.