VIDEO/ Marrëveshja Rama-Basha, kush lëshoi më shumë? Fleckenstein: I don't Care!

Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, shpreh kenaqesine per arritjen e marreveshjes politike ne Shqiperi, per te cilen ka kontribuar edhe ai.

Në një intervistë për ABCNews, Fleckenstein pershendet fillimin e punês së komisionit ad-hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarêsimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si e shihni ju marrëveshjen Rama-Basha? A mori Basha më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:

“Nuk më intereson fare. Vërtet nuk më intereson. Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakordësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që Mcallister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që një dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme”.

Flitet që mund të ketë një koalicion midis partisë socialiste dhe asaj demokratike pas zgjedhjeve. A është Shqipëria gati për koalicione të mëdha të qeverisjes së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në vendin tuaj Gjermaninë, apo në Francë pas zgjedhjes së Presidentit Macron?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo?”