Morën pjesë në fushatë, Subashi i Fierit ndëshkon 3 vartëset

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka marrë masa duke firmosur shkarkimin apo pezullimin nga detyra të 3 varteseve të tij, drejtoreshë dhe specialiste për shkak se kanë marrë pjesë në fushatën elektorale.

Masat erdhën pas denoncimit të rastit në një emision investigativ.

Në deklaratën për shtyp thuhet se bashkia "është e shqetësuar dhe tepër të indinjuar për ekzistencën e veprimeve të tilla në institucionin e saj në një kohë që lufta ndaj korrupsionit është një nga prioritetet tona, ndaj menjëherë u morën këto masa:

Shkarkim nga detyra i specialistes së Lartë për investimet, znj.Adelina Hoxha.

Pezullim nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve, i Drejtoreshës së Planifikim- Zhvillim Territorit, znj. Renilda Hyseni.

Pezullim nga detyra i specialistes së Lartë në Drejtorinë e Planifikim - Zhvillim Territorit, znj. Luljeta Ngresi.

Duke u distancuar nga veprime të tilla, Bashkia Fier garanton se do të vazhdojë të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe do të konsiderojë çdo sinjal dhe shqetësim publik për të luftuar me çdo mënyrë korrupsionin në këtë institucion."