FOTO/ Vasili i kundërpërgjigjet Tahirit, për makinën me një timon: Tafmaja e madhe...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të ri të LSI-së Petriti Vasili, pas deklaratave të Saimir Tahirit se ka ikur koha dhe nuk ka më “makinë me dy timonë”, në qeverisjen e re që pretendon PS-ja.

Sipas Vasilit ky synim i PS-së është “tafma”, së cilës i dihet fundi. Ditët e fundit retorika mes dy kampeve që qeverisën së bashku vendin për katër vite është ashpërsuar shumë dhe pritet, që në ditët në vazhdim ajo të shpërthejë në akuza dhe kundër akuza të forta. Aq më tepër që të dyja forcat politike ja dinë mirë “pisllëqet” njëra tjetrës, pas bashkëqeverisjes së vështirë dhe problematike.

“Tafmaja e makinës me një timon.

Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”. Ka shkruar sot si kundërpërgjigje Vasili, në faqen e tij në Facebook.

SYRI.net