Shkatërron farmacinë me sopat, arrestohet. Emri

Një 43-vjeçar është arrestuar nga efektivë të policisë së Kavajës nën akuzën e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Gëzim Xhameta, 43 vjeç, banues në fshatin Synej të Kavajës.

Ai u vu në pranga gjatë ditës së djeshme, pasi me një sopat në dorë hyri në farmacinë e G.Q., në lagjen 3 në Kavajë.

Xhameta ka kanosur farmacisten G.Q. si dhe si dhe ka dëmtuar ilaçet që ndodheshin në rafte, shtojnë të njëjtat burime zyrtare, pa bërë të ditur shkakun që e çuan 43-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.

/Syri.net/