'Ti ma zgjate jetën', Sabri Fejzullahu uron bashkëshorten siç di vetëm ai

Sabri Fejzullahu është një nga bashkëshortët me romantik nga njerëzit e ekranit shqiptar. Ai i bën herë pas here dedikime speciale bashkëshortes së tij, Nerës.

E sidomos në ditën e lindjes së saj, nuk mund të mungonte urimi i ndjerë i tij.

'40 vjet bashkë e dashnija respekti dhe kujdesi nuk mu zbeh për ty kurr shpirti i jem. E lus Zotin që t’i festofsh edhe 100 ditëlindje dhe ta ruaj bukurin o shpirtëbardha e jona që ma zgjate jetën. Lum për mu e për ne që të kemi,' shkroi Sabriu krah fotos së tyre.