Graciano-Eglës: Ti ke qenë aksioni, Heidi kamuflazhi! Një dyshe perfekte

Pak ditë para finales, banorët kanë nisur të diskutojnë në shtëpi lojtarët më të fortë!

Këtë gjë ka bërë dhe Graciano pas spektaklit të mbrëmshëm, i cili në një bisedë me Eglën u shpreh se Heidi ka qenë një nga lojtaret më të zgjuara, por ka qenë aktorja e cila e ka drejtuar dhe orientuar drejt kësaj loje.

Pjesë nga debati: 

 

Graciano: Ti Egla je një pikë kyçe e Heidit në këtë shtëpi. Heidi është një person inteligjent, është e zgjuar dhe përthith shumë energji pa folur fare. Ti ke qenë nga ata njerëz që ja ke dhënë drejtimin. Ajo ka fuqinë e kamuflazhit dhe ju të dyja keni bërë një kopje perfekte. Ti ke qenë aksioni dhe përplasje në kokë e çdo lloj njeriu dhe ajo ka qenë mbrapa teje.

Egla: Në mendjen time Heidi ka gabuar vetëm një gjë, atë natë në suitë.

Graciano: Heidi aty ka zbuluar se kush është në të vërtetë Heidi.