Vajza plagos me thikë të atin në Fier, arrestohet nga policia

Një 49-vjeçare në Fier ka plagosur me thikë të atin.

Ajo është vënë në pranga nga policia, kurse babai i saj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.