Ironia e Manjanit: Gëzuar ditën e Drejtësi Maneku/Shpata/Gjokës

Ashtu siç pritej, Dita e Drejtësisë në Shqipëri u kremtua me një konferencë pompoze ku u thanë shumë fjalë për të ashtuquajturën drejtësi e re.

Vetëm se ngado në atë konferencë, spikaste hija e skandalit të gjykatëses me tre mbiemra.

Analisti dhe juristi Ylli Manjani ka ironizuar shkurt kremtimet e kësaj dite.

“Gëzuar ditën e Drejtësi Maneku/Shpata/Gjokës.

Gëzuar e për asnjë vit më shumë si këto që kaluan!” shkruan ai.