Bebi Bieber po vjen dhe thuhet se Justin dhe Hailey e kanë zgjedhur emrin e përsosur për të

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, e cila prej 6 muajsh i ka fshehur shtatzënisë botës, thuhet se e kanë zgjedhur emrin e bebushit që presin të vijë në jetë. “Ata e kanë zgjedhur një emër dhe mendojnë se është perfekt”, tha një burim për People.

Gjithashtu, burimi shtoi se ata kanë nisur të dekorojnë dhomën e bebit. “Mezi presin ta takojnë. Kur ata e morën e vesh, ishte dita më e bukur e jetës së tyre. Të gjithë janë të lumtur për ta. Ata do të jenë prindër fantastikë dhe Justin do të jetë i përfshirë”, theksoi personi anonim.

Dje, më 9 maj 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se janë në pritje të një bebushi, përmes një postimi në Instagram. Ata kishin krijuar dasmën e tyre në Hawaii dhe Hailey pozoi duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Hailey është 6 muajshe shtatzënë dhe mori shumë urime nga miqtë dhe njerëzit në rrjetet sociale. Edhe e ëma e Justin, Pattie, u shpreh shumë entuziaste që do të bëhet gjyshe: “Kam pritur për këtë ditë dhe tani që e dhanë lajmin, mund të festoj me të gjithë. Oh Zot, do bëhem gjyshe!”, u shpreh ajo.