Baby G e mërzitur për largimin e Dijonisit: Ai ka qenë më i vërteti
Ditën e kaluar, Dijonis Biba u largua nga “Ferma VIP”, duke lënë të trishtuar fermerët. Një prej tyre ishte edhe Baby G e cila është mërzitur shumë.
Teksa ishte duke qëndruar tek ura, ajo i ka rrëfyer Himenës se Dijonisi ka qenë fermeri më i vërtetë në fermë dhe se shumica e shokëve të këngëtares kanë tipin e tij.
E kam ndjerë veten shumë rehat dhe s’di si të them. Jam e lumtur për Dijonisin, se nëse ai nuk mundet t’a përballojë, është në rregull”, tha Baby G.