'Armiku synon që Rusia të mos ekzistojë më', Putin: Perëndimi po punon për të furnizuar Ukrainën me armë pa ndalim

Presidenti rus Vladimir Putin është ankuar se Perëndimi ka punuar pa ndalim për të armatosur Ukrainën kundër Rusisë, duke kërkuar ta shkatërrojë atë.

“Armiku ka mjaft mjete moderne, pasi i gjithë komuniteti perëndimor po punon për armikun tonë, duke ëndërruar që Rusia të pushojë së ekzistuari në formën e saj aktuale”, tha Putin.

Vetë Perëndimi kolektiv ka krijuar një “sistem konfrontimi”, duke besuar se Rusia është një “pikë e dobët” në të, u shpreh Putin.

Putin nënvizoi nevojën e Rusisë për të zhvilluar më tej teknologjitë ushtarake dhe për të qenë “një hap përpara” nga kundërshtarët e vendit në mënyrë që të jetë “e suksesshme”.