Formacionet zyrtare të Atalanta-Marseille, Gjimshiti si titullar do finalen e Europa League

Atalanta pret Marseillen në “Gewiss Stadium” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Francë u mbyll në barazim 1-1.

Kjo konsiderohet si ndeshje e barabartë, pasi të dy skuadrat kanë potencial sulmues.

Gian Piero Gasperini do të luajë me Berat Gjimshitin në mbrojtje, ndërsa De Ketelaere, Scamacca dhe Lookman luajnë në sulm.

Në anën tjetër te Marsielle sulmit i prijnë Ndiaye dhe Aubameyang.