U vetëplagos me çifte, ndërron jetë në spital

53 vjeçari F.M nga Fieri nuk ka mundur dot të mbijetojë pas vetëplagosjes me çifte. F.M ka humbur jetën në sallën e operacionit ku i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, për shkak të plagës së rëndë që kishte marrë në trup nga arma e zjarrit,. Por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Sipas policisë 53 vjeçari është vetëplagosur me armë, por ende nuk dihet arsyeja. Ndërkohë që grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.