28 vjeçari viktimë e mungesës kushteve të sigurisë teknike në punë, Inspektoriati në drejtim të paditur!

28 vjeçari Emiljano Frroku ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin mëngjesin e sotëm.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.

KSSH së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.

KSSH i kërkon inspektoriatit të punës të zgjohet  nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.

Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente.